Pano: Tirana ka 12 vjet që po vuan! Kujtoni ‘5 Majin’ dhe nënë Lizën që e nxorën nga shtëpia me...

Anëtari i këshillit bashkiak i grupit të PD, Jonathan Pano, në fjalën e tij në mbledhjen e sotme për shkarkimin e Erion Veliaj, tha se Tirana nuk po vuan vetëm 7 muajt e fundit, por ka 12 vjet që po vuan.

Po ashtu, Pano solli në vëmendje rastet e paprecedenta me familjet në lagjen ‘5 Maji’, në Astir, si dhe rastin e nënë Lizës.

Jonathan Pano: PD lufton për fjalën e lirë, pikërisht të atij personi që na censuroi fjalën e lirë.

Tirana po vuan, por nuk po vuan vetëm këto 7 muajt e fundit, por ka 12 vjet që po vuan. Dhe ato familjet e ‘5 Majit’ kanë vuajtur, familja Nikolli që është nxjerrë me gaz po ashtu nga banesa e tyre dhe familje të tjera po ashtu.

Po ashtu nënë Liza, familjet në Astir gjithashtu...