"Sot po e çlironi Tiranën"/ Teliti: Veliaj e ka kthyer Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave
“Po ngriheni në lartësinë e detyrës, keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie. Kjo i ka kushtuar Tiranës shumë.
Ky është akt historik.
Sot i bashkuam votat jo ne me ju, por ju me ne, pasi kemi 4 muaj që kjo ditë të ndodhte dhe ju përsëri nuk u ngritët.
Më mirë vonë se kurrë, por faleminderit sot që të paktën po e çlironi Tiranë. Do doja që ky akt të ishte i pasqyruar edhe me shumë shkelje të tjera që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve.
Veliaj nuk duhet shkarkuar se mungoi 90 ditë, duhet shkarkuar për krimet ekonomiko-financiar dhe braktisjen që i ka bërë Tiranës, e ka kthyer Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.
Ky pr.vendim nuk është i plotë, ndonëse do marrë votat tona dhe është kërkesa jonë politike.
Do doja shumë që i pandehur Erion Veliaj, kryetari në ikje ta kishim sot këtu, t’ia thoja në sy, sepse s’ka pasur kurajo të qëndronte para nesh, të përballej me ne.
Gjyqin e vet do ia bëjë Gjykata, ama duhej të ishte sot këtu në të drejtën e tij kushtetuese dhe të jepte variantin e tij, t’ia thonim në sy këto të vërteta therëse e kriminale që i ka shkaktuar këtij kryeqyteti”, tha Teliti.
