Justin Kluivert imiton të atin dhe hyn në librin e rekordeve ‘Guinness’

Justin Kluivert ka shkruar historinë e futbollit duke u futur në “Guinness World Records”.

Sulmuesi i Bournemouth-it u nderua me një pllakatë për një arritje të jashtëzakonshme: më 30 nëntor 2024, në fitoren 4-2 ndaj Wolverhampton-it në Premier League, ai realizoi tri penallti në një ndeshje, një sukses që nuk ishte regjistruar kurrë më parë. 

Deri atëherë, kishin qenë 69 raste kur një lojtar kishte shënuar dy herë nga pika e penalltisë në një ndeshje të Premier League, por kurrë tri herë.

Golat e tij në minutat 3’, 18’ dhe 74’, të shoqëruara me rrjetën e Kerkez, i dhanë Bournemouth-it fitore dhe nisën një seri të gjatë pa humbje (8 fitore dhe 4 barazime deri më 25 janar).

Sezonin 2024/25, Kluivert e mbylli me 12 gola dhe 6 asiste në 34 ndeshje, ndërsa këtë edicion ende kërkon rrjetën e parë.

Megjithatë, Bournemouth-i momentalisht ndodhet në vendin e katërt të Premier League.

Ky rekord e vendos Justin-in pranë babait të tij, Patrick Kluivert, i cili më 24 maj 1995 u bë lojtari më i ri që shënoi në një finale të Champions League, duke i dhënë Ajax-it trofeun me një gol ndaj Milanit në moshën 18 vjeç e 327 ditë.

Familja Kluivert vazhdon kështu traditën e jashtëzakonshme dhe lidhjen me librin e rekordeve.