Ansu Fati gol pas 38 sekondash në debutimin me Monacon, rekord në Ligue 1…

Ansu Fatit iu deshën vetëm 38 sekonda për të shënuar golin e tij të parë në Ligue 1, të dielën në fitoren 5-2 të Monacos ndaj Metz.

Duke hyrë në fushë në minutën e 46-të si zëvendësues për Paris Brunner, ish-lojtari i FC Barcelonës, i cili u huazua me mundësi blerjeje këtë verë, shënoi në debutimin e tij në ligën franceze, pas një pasimi nga Lamine Camara, për t'i dhënë ASM-së epërsinë në fillim të pjesës së dytë.

Sulmuesi 22-vjeçar u bë kështu lojtari më i shpejtë, që gjeti rrjetën në ndeshjen e tij të parë në ligën e pare, që nga Yacine Bammou në vitin 2014, i cili shënoi në ndeshjen e tij të parë në Ligue 1 me FC Nantes kundër Lens (32 sekonda), një muaj para se të nënshkruante kontratën e tij të parë profesionale me Canaries.

Ansu Fati dyfishoi edhe epërsinë në minutën e 83-të kundër Metz, duke u bërë gjithashtu lojtari i dytë monegask që shënon dy herë në ndeshjen e tij të parë në Ligue 1 në shekullin e 21-të, pas Eliesse Ben Seghir kundër Auxerre në dhjetor 2022.