"Pa tifozë në favorin tonë"/Ndeshja me Serbinë, Pogoni: Uroj të vazhdojnë me budallallëkun

Në “Ora Sport” Artan Pogoni Specialist futbolli  tha se Serbia vjen nga një humbje e turpshme me Anglinë, prandaj nuk shihen shumë komodë me Shqipërinë.

Pogoni: Kur u hodh shorti, e gjithë vëmendja ishte përballja me Serbinë. Serbët nuk heqin dorë nga gabimet. Shpresoj që ajo ndeshje të luhet farë për tifozë. Nuk kemi bërë detyrën tonë këtë që të fitonim këtu. Të vazhdojnë me budallallëkun e tyre dhe ne të dalim me pikët e plota.