VIDEO/ Rikthehet Jasir Asani, shënon dopietë në kampionatin iranian

Jasir Asani po rikthen shkëlqimin në fushë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte heroi i Esteghal, duke realizuar një dopietë në barazimin 2-2 ndaj Pajkan, në javën e katërt të kampionatit iranian.

Në një ndeshje të luftuar, ishte pikërisht Asani ai që shmangu humbjen e skuadrës së tij. Fillimisht, në minutën e 45+7, ai shënoi një gol të bukur, duke rikthyer baraspeshën në fund të pjesës së parë.

Më pas, në minutën e 80-të, nga pika e bardhë e penalltisë, ai tregoi qetësi dhe saktësi, duke vulosur rezultatin final 2-2.

Me këtë paraqitje, Asani konfirmon formën e tij në rritje dhe mbetet një nga liderët e padiskutueshëm të Esteghal në këtë fillim sezoni.