Armando Broja vazhdon në krizë, edhe tek Burnley nuk po gjen vend!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2025, 10:30
Armando Broja nuk po kalon aspak një moment të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare që në afatin kalimtar të verës u transferua te Burnley nuk po merr minutazhin e duhur.
Edhe ditën e djeshme, Broja nuk mori asnjë minutë në barazimin mes Burnley dhe Nottingham.
Kujtojmë se këtë sezon në Premier League, sulmuesi 24-vjeçar i Shqipërisë ka luajtur vetëm 2 minuta përballë Liverpool javën e shkuar.
Ndërsa ndaj Manchester United nuk ishte grumbulluar nga trajneri Parker. Megjithatë nuk dihet qartësisht nëse mes Armando Brojës dhe trajnerit të Burnley ka ndonjë konflikt në mes.
