Bologna përmbys Genoa-n me penalltinë e Orsolinit në minutën e 99-të

Bologna arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Genoas në “Renato Dall’Ara”, falë një penalltie të realizuar nga Riccardo Orsolini në sekondat e fundit të takimit të javës së katërt të Serie A.

Të parët që gjetën golin ishin miqtë, kur në minutën e 63’ Ellertsson përfitoi nga një hapësirë dhe shënoi për 0-1.

Reagimi i vendasve nuk mungoi, dhe dhjetë minuta më vonë Castro barazoi shifrat duke rikthyer shpresën për Bologna-n.

Në minutën e 99’, pas një ndërhyrjeje me dorë të Carbonit në zonë, gjyqtari akordoi penallti për skuadrën e Italianos.

Nga pika e bardhë, Orsolini nuk gaboi, duke vulosur një përmbysje të madhe për skuadrën kuqeblu.

Me këtë sukses, Bologna regjistron fitoren e dytë sezonale dhe ngjitet në kuotën e 6 pikëve në renditje, ndërsa Genoa mbetet me shije të hidhur pas një ndeshjeje ku e kishte avantazhin në dorë.