Bayern Munchen fiton thellë ndaj Hoffenheimit, Harry Kane shënon tre gola
Në Bundesliga, Bayern Munich vazhdon marshimin pa pengesa.
Skuadra e trajnerit Vincent Kompany triumfoi 4-1 në transfertë ndaj Hoffenheim-it, falë një super paraqitjeje të Harry Kane, i cili realizoi një ‘tripletë’ spektakolare, ndërsa në fund vulosi suksesin e thellë Gnabry.
Sulmuesi anglez tashmë ka arritur në kuotën e tetë golave dhe tri asistimeve pas vetëm katër javësh kampionat.
Në ndeshjet e tjera të javës, Freiburg regjistroi një fitore të qartë në fushën e Werder Bremen, ku mes realizuesve ishte edhe italiani Vincenzo Grifo.
Sukses të rëndësishëm mori edhe Mainz, që mposhti Augsburg-un në transfertë.
Ndërkohë, e vetmja fitore në shtëpi u shënua nga Hamburg, që mundi minimalisht 2-1 Heidenheim-in, duke shtuar tri pikë të vlefshme në renditje.
