Tre gola dhe dy kartonë të kuq, Manchester United mposht Chelsean në 'Old Trafford'
Manchester United merr një fitore drithëruese në ‘Old Trafford’ përballë Chelsea-t, duke i zgjatur ‘jetën’ trajnerit Amorin në stol.
Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në epërsi të dyfishtë, të besuarit e trajnerit portugez rrezikuan në fund fitoren, me blutë e Londrës që jo vetëm u kthyen në lojë me golin e Chalobah, por luftuan deri në fund për të shmangur humbjen.
Manchester United zhvilloi një pjesë të parë të shkëlqyer ndaj Chelsea-t, duke mbyllur 45 minutat e para me epërsinë 2-0.
Ndeshja mori kthesë që në minutën e 5-të, kur portieri i londinezëve, Robert Sanchez, ndërhyri ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Ky moment e vuri skuadrën e Enzo Maresca-s në vështirësi që në start, duke detyruar trajnerin të ndërhyjë me zëvendësime të shpejta.
United përfitoi menjëherë nga superioriteti numerik.
Në minutën e 14-të, një krosim në zonë u devijua nga Dorgu, ndërsa Bruno Fernandes përfitoi dhe realizoi me saktësi për 1-0.
Fillimisht, gjyqtari e çoi aksionin në VAR për dyshime pozicioni, por goli u konfirmua i rregullt.
Chelsea tentoi të reagonte, por loja u bë edhe më e vështirë pas zëvendësimeve të detyruara.
Ndërkohë, Casemiro, megjithëse u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli të ashpër, ishte protagonist absolut në minutën e 37-të.
Pas një asisti me kokë nga Maguire, braziliani u gjend në zonë dhe shënoi golin e dytë me një tjetër goditje të fuqishme me kokë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Casemiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke barazuar forcat në fushë.
Në pjesën e dytë, Chelsea mori iniciativë, por nuk shënoi më shumë se një gol (realizoi Chabolah), duke marrë goditjen e dytë brenda pak ditës, pas asaj disfate 3-1 në Champions përballë Chelsea-t.
