Betohet ''Rama 4''/ Qafoku: Pritshmëritë janë të mëdhaja sepse qëllimi është madhor, anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Analisti, Roland Qafoku në një intervistë në Ora News u shpreh se pritshmëritë për mandatin e katërt të Ramës janë të mëdha sepse edhe qëllimi është madhor, anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Qafoku: Pritshmëritë janë të mëdhaja sepse qëllimi është madhor, anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Ky është një qëllim madhor edhe pse kalojnë 4 dekada dhe është një kohë shumë e madhe.

Të gjitha dikasteret, të gjitha minsitritë dhe ministrat punën e tyre e kanë të fokusuar tek ky qëllim dhe si të tillë pritshmëritë janë të mëdha.

Në cilin drejtim, pikërisht në rritjen e standarteve të të gjitha fushave që Shqipëria të jetë një anëtare e denjë e BE.

Dhe jo thjesht një anëtarësim formal që pastaj mund të kenë ato pasojat siç kanë pasur ato shtetet si Bullgaria apo Rumania që pothuajse janë marrë prej dore dhe jo se kanë pasur ndonjë meritë të jashtëzakonshme.