Andoni: Rama ka mungesë burimesh njerëzore, emëroi ministra me rezultate të dobëta

Përmes një interviste në Ora News, analisti Ben Andoni tha se në qeverisjen Rama 4 ka vënë re një mungesë të burimeve njerëzore, duke riemëruar emra të vjetër. 

Andoni: Mungesa e burimeve njerëzore shikohet nga ministrat e ricikluar të Ramës. Në mandatin e tij të katërt, në pjesën më të vështirë, në një përqasje të  vështirë me konjukturës e BE-së, kur jemi akoma në procesin e hapjes, prandaj ka një mungesë individësh.

Prisja më shumë të kishte teknokratë, ndërsa prisja që Rama të ishte më shumë i qartë për punët që do tu ngarkonte. Ai ka mbajtur të vjetrit. Koçiu ka qenë në shëndetësi dhe nuk ka shkëlqyer si ministri. Manastirliu ka ardhur nga arsimi dhe ne kemi rezultate të dobëta në arsim, ndërsa tashmë e ka kandiduar për bashkinë e Tiranës.