Koçiu merr detyrën si ministre e Brendshme: Kjo është një ministri, që duhet të flasë pak dhe të punojë shumë
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu tha se ky institucion do të ngrihet në lartësinë e kësaj detyre për ta përfaqësuar denjësisht figurën e administratës. Ajo theksoi se Ministria e Brendshme duhet të flasë me punë dhe jo më fjalë.
Koçiu: Ministria e Punëve të Brendshme do të ngrihet në lartësinë e kësaj detyre për ta përfaqësuar denjësisht figurën e administratës. Europa tashmë nuk është një vizon, por një realit i prekshëm, shpresoj që të gjithë si ekip do çojmë përpara këto punë dhe detyrë që kryeministri dhe legjislacioni na ka ngarkuar. Kjo është një ministri, që duhet të flasë pak dhe të punojë shumë. Do t’ia dalim që të kryejmë detyrat dhe angazhimet që na janë ngarkuar.
Janë emergjenca të kohës, janë probleme të drejta dhe unë së bashku me MB, ekipin e saj, do ngrihemi në lartësinë e punës dhe figurës, duke nisur me punonjësit publik, duke nisur nga ata këtu, për integritetin. Për funksione të rëndësishme që janë themelet e shtetit”, pranoi Koçiu, duke ndjekur të njëjtin diskurs si shefi i qeverisë.
Ajo i vuri në dukje të pranishmëve se vendi ndodhet në moment të rëndësishëm dhe ndaj detyrat e ngarkuara duheshin realizuar, duke deklaruar publikisht se ato do kryheshin sipas porosive të kreut të qeverisë.
“Duke pasur parasysh edhe momentin ku ndodhet vendi, Europa nuk është iluzion, por realitet i prekshëm, ndaj do çojmë para këto punë që kryeministri na ka ngarkuar dhe legjislacioni na detyron, e t’i çojmë para punët. Kjo ministri duhet të flasë pak dhe të punojë shumë, ndaj duhet të flasim sa më pak e t’i çojmë përpara punët. Të gjithë t’i tregojmë kryeministrit që po do t’ia dalim dhe do t’i kryejmë të gjitha detyrat që na ka ngarkuar”, përfundoi Koçiu fjalën e saj.
