Ikën nga si ministër i Brendshme, Hoxha: Zgjedhjet ishin provë e rëndësishme, sezoni veror zero ngjarje kriminale

Gjatë prezantiimit të ministres Koçiu, ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e cilësoi privilegj dhe nder drejtimin e dikasterit për një vit, pavarësisht kritikave që kryeministri Rama i drejtoi institucionit.

“Falenderoj kryeministrit Edi Rama për vlerësimin dhe përgjegjësinë e lartë që më ngarkoi një vit më parë për detyrën e Ministrisë së Brendshme. Ishte jo vetëm nder, por edhe vlerësim. Kam hyrë 22 vite më parë në këtë ministri dhe largohem me privilegjin dhe nderin më të lartë si ministër i Brendshëm dhe deputet i Parlamentit”, tha ai.

Teksa në fund e mbylli me dy çështje të trajtuara gjatë këtij viti nga Policia dhe Ministria: Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit dhe sezoni veror dhe turistik:

“Dua të ndalem te puna e mirë gjatë procesit zgjedhor, kjo ishte provë e rëndësishme edhe për mua, që e kaluam me sukses. Por edhe menaxhimi i sezonit veror, pa asnjë ngjarje kriminale, zero ngjarje kriminale, viti i dytë radhazi me këtë rezultat me një fluks të lartë turistësh”, përfundoi Hoxha.