Vengu: Rritje e kapaciteteve operacionale përmes mbështetjes së aleatëve amerikanë

Garda Kombëtare e Nju-Xhersit po vijon trajnimet për ushtarakët shqiptarë në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot momente nga puna e personelit të kurseve dhe trajnimeve të Forcës Tokësore, në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit.

Ministri theksoi se “rritja e kapaciteteve operacionale dhe njerëzore përmes mbështetjes së aleatëve tanë amerikanë në trajnime dhe stërvitje, mbetet një nga objektivat kryesore të Forcave të Armatosura”.

Garda Kombëtare e Nju-Xhersit (New Jersey) konsiderohet një partner i rëndësishëm i Forcave të Armatosura, të cilat i ka asistuar në vijimësi me trajnime e stërvitje të përbashkëta.

Gjatë muajit korrik një ekuipazh ajror i Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit ishte në Shqipëri për të punuar me Forcat Ajrore në mirëmbajtjen e helikopterëve dhe për përgatitje për misione kërkim-shpëtimi.