E Ngarkuara me Punë e Holandës: Reformat kanë shërbyer për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së
Krerët e institucioneve të drejtësisë kanë zhvilluar një takim mbi pavarësinë dhe llogaridhënien.
Në këtë takim janë të pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe gjyqtari Erion Bani.
E ngarkuara me Punë e Mbretërive të Vendeve të Ulëta Asli Çetinel është shprehur se reformat në Shqipëri kanë shërbyer për të avancuar më tej rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Refomat në vend kanë shërbyer për të bërë avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Duhet të shtrojmë themelet për shtetin e së drejtës. Mbretëria e Holandës ka qenë e përkushtuar. Ka mbështetur homologët shqiptarë.
Duhet të fokusohemi te transparenca dhe besimi i publikut. Dua të falenderoj drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Lidershipi juaj është thelbësor për suksesin e reformave që janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë të thellohen në vazhdim”, tha përfaqësuesja e ambasadës Holandeze.
"Holanda do të vijojë të mbetet një partner për integritetin dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Kam besim se shkëmbimet e sotme do të ndikojnë për mirë", vijoi më tej Çetinel

