Deputeti Muçi: Shfaqja me Diellën groteske! Rebelizmi i PD-së për të pamundësuar seancat i qëllimshëm dhe i dëmshëm
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 18 Shtator 2025, 13:08
Deputeti i Partisë “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi në një intervistë për “Ora News” kritikoi si mazhorancën dhe Partinë Demokratike për sjelljet e tyre në Kuvend.
“Shfaqja e kryeministrit Edi Rama në Kuvend me Diellën ishte groteske dhe e padurueshme.
Po ashtu, edhe reagimi i deputetëve të Partisë Demokratike si në seancën e sotme, ashtu edhe në seancën e parë për të pamundësuar zhvillimin e seancave është e qëllimshme.
Është e paimagjinueshme se si seanca më e rëndësishme e një Kuvendi mbyllet për 5 minuta dhe pa asnjë lloj diskutimi.
Ne do ta vazhdojmë komunikimin tonë me qytetarët përmes rrjeteve sociale, daljeve në media apo edhe me takime”, u shpreh ndër të tjera deputeti Redi Muçi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN REDI MUÇI

