Nisin polemikat për fitoren 4-3 të Juves me Interin, ish-gjyqtari italian shpjegon rastin e golit

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit në Serinë A është mbyllur me një fitore spektakolare 4-3 të bardhezinjve, falë një goli në shtesë nga i riu Axhiç.

Ky i fundit shënoi me një predhë nga distanca, por zikaltrit protestuan gjatë për faull që sipas tyre ishte kryer nga bardhezinjtë gjatë aksionit.

Megjithatë, sipas moviolistit të “DAZN”, ish-gjyqtarit italian Luka Mareli, goli ishte i rregullt.

“VAR-i kontrolloi dy kontakte të mundshme në përplasjen mes Kefren Turam dhe Boni.

Në pjesën e poshtme ai prek topin, pastaj është kontakti mes këmbëve, por nuk ka rëndësi.

Sa i përket goditjes në fytyrë që pretendon Boni, duhet thënë se prekja ishte shumë, shumë e lehtë dhe sipas meje ishte e drejtë që të lejohej vazhdimi dhe të cilësohej i rregullt goli i Axhiç”, tha moviolisti italian.