Fantastik Shaqiri, 2 gola dhe asist për Baselin ndaj kryesuesit të kampionatit zviceran
Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike, këtë herë ndaj liderit aktual të Superligës zvicerane, Thun.
Gjilanasi ishte ylli i ndeshjes pasi shënoi dy gola dhe asistoi të një tjetër, në fitoren 1-3 të Baselit kundër Thun.
Pas vetëm 24 minutave lojë, Shaqiri u gjend në vendin e duhur dhe nga afërsia lehtësisht e zhbllokoi rezultatin.
Shaqiri pastaj asistoi për Albian Ajetin, i cili me një goditje të fortë e dyfishoi epërsinë (41’).
Thun u kthye në lojë falë Bertone, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (51’).
Megjithatë, krejt në fund, Baseli përfitoi një penallti – të cilën Shaqiri e konkretizoi për mrekulli (90+7’).
Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Shaqiri u vlerësua me notën 8.7 nga "Sofascore".
Basel me këtë fitore zë vendin e tretë me 13 pikë, një më pak se kryesuesi Thun.
