Vllaznia 'shkatërron' Partizanin, shkodranët përmbysin me ''poker'' ''Demat''
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2025, 21:01
Vllaznia thyen 4-1 Partizanin në Shkodër, në ndeshjen e kampionatit.
Isgandarli i dhuroi epërsinë të kuqve, pas 26 minutash lojë.
Të besuarit e Edi Martinit barazuan shifrat me të zakonshmin Balaj, në fund të pjesës së parë.
Për përmbysjen e madhe duhet të vinte fundi i ndeshjes.
Golat e Balaj dhe Hakaj nderuan Vllazninë, me këta të fundit që koleksionojnë 3 pikët.
