VIDEO/ Aksident në Elbasan, automjeti përfundon i përmbysur në mes të rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 18:06
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër.
Mësohet se një automjet tip Benz e ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.
Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. Ndërkohë shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Siç shihet edhe në pamje makina është përmbysur dhe njerëz të shumtë janë mbledhur pranë.
