Çakalli: Po kultivojmë pa udhëzim e trajnim, jemi shumë larg BE-së
Alban Çakalli, fermer dhe aktivist, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News, solli një krahasim domethënës për të përshkruar rolin e fermerit dhe agronomit në bujqësi, duke theksuar boshllëkun e thellë në sistemin e këshillimit bujqësor në Shqipëri.
“BE e shikon fermerin me duket e krahasuar me një infermier.
Agronomi është mjeku, fermeri është infermieri dhe pacienti është bima,” – u shpreh Çakalli.
Sipas tij, në vendet e zhvilluara funksionon një sistem ku agronomi udhëheq dhe këshillon fermerin, i cili më pas kujdeset për bimën me përpikmëri.
Por në Shqipëri kjo lidhje mungon tërësisht.
Çakalli kërkoi forcimin e shërbimit këshillimor bujqësor, si dhe trajnime të vazhdueshme për fermerët, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e prodhimit dhe të rritet siguria ushqimore.
