ÇMIMET MË TË SHTRENJTA! Prodhimet e konsumit u shtrenjtuan me 2.3 për qind
Çmimet e produkteve të shportës kanë shënuar një rritje me 2.3 për qind në muajin gusht. Sipas të dhënave të INSTAT, situata konsiderohet brenda parashikimit sa i përket inflacionit
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin gusht 2025 arriti në nivelin 119,5 pikë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2020. Sipas këtyre të dhënave çmimet në 5 vitet e fundit kanë njohur një rritje prej 19.5 për qind.
Të dhënat janë publikuar nga INSTAT ku shtohet se krahasuar një vit më parë produktet janë 2.3 për qind më të larta.
Ushqime dhe pije joalkoolike kanë rritjen më të lartë me 0,85 pikë përqindje. Pas tij vjen grupi ‘Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji’. Kontribut kanë dhënë edhe mobiljet, pijet alkoolike e duhani, si dhe argëtimi e kultura.”
“Brenda shportës ushqimore, çmimet e vajrave dhe yndyrnave u rritën me 6,5%, ndjekur nga qumështi, djathi dhe vezët me 3,6%, mishi me 3,2% dhe frutat me 2,1%.”
Ndërkohë, krahasuar me korrikun, çmimet u rritën me 0,3%. Kategoritë që patën ndikimin më të madh ishin ‘Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji’, ‘Argëtim dhe kulturë’ dhe ‘Hotele, kafene e restorante’
INSTAT thekson se inflacioni në gusht mbetet i qëndrueshëm, me një ndikim më të madh nga mallrat ushqimore dhe kostot e energjisë.

