Zusi: Frutat dhe perimet nuk duhet të shiten pa kontrollin e një agronomi
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 19:06
Ish-ministri i Mjedisit, i ftuar në emisionin "Epiqendër" në Ora News me gazetaren Sonila Musai thekson nevojën për reformimin e sistemit të kontrollit ushqimor.
Zusi deklaroi se sistemi i kontrollit të produkteve bujqësore në vend ka nevojë për një rregullim të thellë dhe funksional.
Ai përmendi si një hap pozitiv iniciativën për krijimin e fletoreve të fermerit, por theksoi se kjo duhet të shoqërohet me detyrimin që çdo produkt të kalojë përmes një kontrolli rigoroz.
Gjithashtu ai shtoi se frutat dhe perimet nuk duhet të lejohen të tregtohen pa kaluar më parë kontrollin e një agronomi, në mënyrë që konsumatori të jetë i mbrojtur dhe cilësia e prodhimit të garantohet.
