Bilanci i sezonit veror/ Drejtoresha e Turizmit, Herida Duro: Kemi një rritje deri në10 % të flukseve të turistëve

Drejtoresha e Përgjithshme në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit Herida Duro në një intervistë për “Ora News” bëri bilancin e sezonit veror që është drejt mbylljes.

Ndër të tjera, Duro foli mbi sfidat dhe problematikat e këtij sektori kaq jetik për ekonominë e vendit.

“Kemi një rritje të mirë dhe të qëndrueshme që ka të bëjë me një shtim të përqindjeve të flukseve turistike, sikurse mund ta krahasojmë me gushtin e verës së kaluar.

Plus kësaj dhe 5 % të ardhur gjatë muajit gusht.

Dhe nëse këtë vlerësim do ta marrim në një shtrirje pak më të gjatë, nga janari deri në gusht, kjo rritje na rezulton se është në 10 % në rritje të flukseve të turistëve të ardhur gjatë këtij sezoni", u shpreh Duro.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DREJTORESHA E PËRGJITHSHME NË MINISTRINË E TURIZMIT DHE MJEDIT HERIDA DURO