Miliona euro për edukim? Fermerët: Nuk kemi parë asgjë në praktikë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 19:17
Në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News Drejtor i Qendrës së Konsumatorëve Shqiptarë, deklaroi se ndër vite janë harxhuar miliona euro për të edukuar fermerin, tregun dhe konsumatorin, si pjesë e projekteve dhe fushatave të ndryshme ndërgjegjësuese.
Por, kur gazetarja Sonila Musai i drejtoi pyetjen fermerit Alban Çakalli, ai hodhi poshtë plotësisht këtë pretendim, duke e quajtur edukimin thjesht formal dhe të padukshëm për fermerët në terren.
Ky kontrast i fortë mes deklaratave zyrtare dhe realitetit në fushë, nxjerr në pah një nga problemet më të thella të bujqësisë shqiptare ndarjen mes politikës së shkruar dhe zbatimit në praktikë.
