Stafa: Institucionet të qetësojnë konsumatorët me analiza transparente
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 19:11
Hasan Stafa, drejtor i Qendrës së Konsumatorëve Shqiptarë, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai në Ora News, ka kërkuar qetësi nga konsumatorët, por edhe veprim të përgjegjshëm nga institucionet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe besimin e publikut.
Megjithatë, ai theksoi se institucionet shtetërore duhet të ishin të parat që të qetësonin publikun përmes analizave transparente dhe të hapura për publikun.
Stafa kërkoi që kontrolli dhe transparenca të jenë në qendër të reagimit institucional, për të shmangur keqinformimin dhe dëmtimin e padrejtë të tregut dhe prodhuesve të ndershëm.
