“Kostot” e drejtësisë së re, Rama në Asamblenë e PS-së: Gjykatës e prokurorë pa integritet! Raste intimidimi, presioni dhe lincimi publik. Nuk kthehemi pas!

Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ku do të shpalosë kabinetin e ri në këtë ‘marsh’ të katërt të qeverisjes së tij.

Pas zgjedhjeve të 11 majit, PS arriti të sigurojë 83 mandate, një rekord i ri nga socialistët.

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria socialiste bëri drejtësinë e re dhe për këtë është krenar.

EDI RAMA: “Kush flet për kapje, kontroll, nga ana jonë, me urdhra nga lart apo poshtë apo rreth e rrotull, nuk e di se çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe, në një vend ku kurrë, nuk ka pasur pavarësi të prokruroëve dhe të gjykatësve.

E kam ditur dhe si të tjerë, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqëasorit do sillte humbje dhe do na bënte dëshmitarë të lindjes së një kri9jese të drejtësisë së pavarur.

Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi. Ne do durojmë qoftë edhe kur ato dhimbje vijnë nga ato të tjerë që thonë se kemi kapur drejtësinë. Hera e parë që drejtësia godet persona me pushtet politik.

Kjo e drejtësisë, është prova më e egër e zjarrit e PS. Forca jonë e madhe i ka hapur shteg të ri drejtësisë. Jam krenar për PS. Nuk jemi, nuk do lëkundemi as sot, pavarësisht faktit të njohur botërisht, që përveç arrtitjeve, sistemi i drejtësisë shfaq hera herës sëmundje të vjetra.”, theksoi ai.

Gjatë fjalës së tij në Asmblenë e PS, Rama u shpreh se do vijojë mbrojtja e palëkundur e qeverisë ndaj drejtësisë, por nuk i kurseu kritikat e tij per drejtesine e re.

EDI RAMA: “Kur sheh sesi individë që paguhen nga taksat tona më shumë se mësuesit, mjekët dhe infermierët, e përdorin për të goditur interesat e shtetit të zë lemeria nga rishfaqja e drejtësisë së vjetër me fytyrë të re. E vërtëta e madhe është se nuk bën përjashtim as SPAKU dhe as gjykata speciale që nuk po del ende nga hija e SPAK.

Të dyja këto institucione na kanë dhënë arsyen për tu habitur dhe shqetësuar. Intimidimi i personave në dijeni, paraburgimi si presion publik dhe juridik me qëllim për të lincuar persona të ndryshëm. Kura për këto sëmundje nuk është kthimi pas në rrugën  e pavarësisë së drejtësisë, duhet durim. Institucionet rriten shumë më vonë se fëmijët, duhet largpamësi por asnjë hap pas, sepse çdo hap i tillë është larg drejtësisë europiane.”