ZGJEDHJE TË REJA NË TIRANË/ Rama shkarkon Veliajn: Kryeqyteti duhet të qeveriset. Situata nuk mban më! Ja kush do kandidojë (VIDEO)

Ashtu siç ishte njoftuar Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur punimet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i PS-së, e nisi me situatën në Bashkinë e Tiranës. Ku u shpreh se situata e krijuar “nuk mban më”.

Kryeministri Rama: "Do të na duhet që të adresojmë këtu edhe emergjencën në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, por duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku për çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të.

Nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë, aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk kemi bërë avokatin e kujto, të familjes së madhe politike që ndalohet nga drejtësia.

Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë në reformën në drejtësi. Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionim zgjedhje apo shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që të zgjidhë vetë punët e veta".

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria socialiste bëri drejtësinë e re dhe për këtë është krenar.

EDI RAMA: “Kush flet për kapje, kontroll, nga ana jonë, me urdhra nga lart apo poshtë apo rreth e rrotull, nuk e di se çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe, në një vend ku kurrë, nuk ka pasur pavarësi të prokruroëve dhe të gjykatësve.

E kam ditur dhe si të tjerë, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqëasorit do sillte humbje dhe do na bënte dëshmitarë të lindjes së një kri9jese të drejtësisë së pavarur.

Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi. Ne do durojmë qoftë edhe kur ato dhimbje vijnë nga ato të tjerë që thonë se kemi kapur drejtësinë. Hera e parë që drejtësia godet persona me pushtet politik.

Kjo e drejtësisë, është prova më e egër e zjarrit e PS. Forca jonë e madhe i ka hapur shteg të ri drejtësisë. Jam krenar për PS. Nuk jemi, nuk do lëkundemi as sot, pavarësisht faktit të njohur botërisht, që përveç arrtitjeve, sistemi i drejtësisë shfaq hera herës sëmundje të vjetra.”

Gjatë fjalës së tij në Asmblenë e PS, Rama u shpreh se do vijojë mbrojtja e palëkundur e qeverisë ndaj drejtësisë, por nuk i kurseu kritikat e tij per drejtesine e re.

EDI RAMA: “Kur sheh sesi individë që paguhen nga taksat tona më shumë se mësuesit, mjekët dhe infermierët, e përdorin për të goditur interesat e shtetit të zë lemeria nga rishfaqja e drejtësisë së vjetër me fytyrë të re. E vërtëta e madhe është se nuk bën përjashtim as SPAKU dhe as gjykata speciale që nuk po del ende nga hija e SPAK.

Të dyja këto institucione na kanë dhënë arsyen për tu habitur dhe shqetësuar. Intimidimi i personave në dijeni, paraburgimi si presion publik dhe juridik me qëllim për të lincuar persona të ndryshëm. Kura për këto sëmundje nuk është kthimi pas në rrugën  e pavarësisë së drejtësisë, duhet durim. Institucionet rriten shumë më vonë se fëmijët, duhet largpamësi por asnjë hap pas, sepse çdo hap i tillë është larg drejtësisë europiane.” 

Pas kesaj, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, kërkoi sot t’i hapet rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë.

“Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryebashkiakut të zgjedhur, pavarësisht se dhe kjo duhet parë nga parlamenti i ri, pasi kuadri ligjor lë për të dëshiruar në rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja”, shtoi Rama.

Rama e cilësoi situatën një emergjencë, pasi sipas tij, “prej 7 muajsh Tirana nuk ka as një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, as një kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia të lidhur në detyrë”.

“Sot kemi një kryetar të zgjedhur tri herë nga populli i kryeqytetit të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq i gjatë gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe i pasqyrave të gjykatave sociale – madje në shkelje të hapur të ligjit dhe të çdo zakoni janë nxjerrë nga brenda nga ato tezga edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo”, shtoi Rama.

Rama theksoi se kjo është shkelja më e hapur, më flagrante, më brutale në shpërdorim total të detyrës nga ana e atyre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore.

“Puna jonë këtu është se askush nuk mund ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori drejtësie me pikëpyetje, pikëçuditëse, pikëpresje. Ndërkohë asnjë zëvendësues i pavotuar nga populli i kryetarit të bashkisë, edhe sikur të zbresë nga qielli, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme që nevojitet për ta udhëhequr për një kohë të gjatë, dy vjet në drejtimin e duhur bashkinë e kryeqytetit”, tha Rama.

Dhe pas këtij fjalimi parantezë, Rama shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

ZGJEDHJE TË REJA NË TIRANË/ Rama shkarkon Veliajn: Kryeqyteti

Rama deklaroi sot se Ogerta Manastirliu është kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tha se Tirana ndodhet në emergjencë prej 7 muajsh për shkak se kryetari i saj i zgjedhur ndodhet në burg, ndaj kjo çështje duhet adresuar.

Rama tha se duhet hapur rruga për zgjedhje të reja në kryeqytet, duke propozuar Ogerta Manastirliun për të kërkuar besimin si kryetare e bashkisë.

“Ogerta Manastirliu është forca e qetë e Tiranës, e punonjëses dhe drejtueses së dikurshme të punëve sociale në bashkinë e Tiranë dhe gruas e nënës që ka rritur vajzat e saj të shkëlqyera në këtë qytet, e qytetares dhe menaxheres shembullore që nevojitet në këtë situatë për të kuruar plagët e pahapura të qeverisjes së çalë të këtij viti tejet të vështirë për kryeqytetin dhe për të çuar punën tonë transformuese për Tiranën 2030 kryeqytet i Europës së Ballkanit”, tha Rama.

Duke iu drejtuar Manastirliut, kryeministri Rama u shpreh se: “E di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë mbase më të gjatë kësaj here këtë bombë të pa lajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS-në si lokomotiva për servisin e vet të vetëm.

Prandaj PS nuk ka më as si pret, as çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë duke  ngjitur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur”.

“Duhet të më besosh ti dhe duhet të më besojnë të gjithë, nuk kemi pse dhe pse e kërkojmë një profil dhe një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më optimale. Është radha jote e nderuar dhe e dashur Ogerta të udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizuar në të gjitha detyrat sfiduese ku ke spikatur deri tani”, theksoi Rama.

ZGJEDHJE TË REJA NË TIRANË/ Rama shkarkon Veliajn: Kryeqyteti

Kryeministri Rama u shpreh se “detyra jonë është të mbështesim me gjithsej, fillimisht duke u vënë në rresht pas teje, për të marrë votëbesimin e merituar nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të PS-së siç morëm edhe falë drejtimit tënd të mençur një mandat më shumë më 11 maj duke realizuar objektivin për Tiranën”.

Me kandidimin e Manastirliut dhe dorezimin e mandatit te saj te deputetes, i hapet rruga rikthimit ne Kuvend te Blerina Gjylametit

AGJENDA E ASAMBLESE

Sipas agjendës së punimeve të Asamblesë, pas hapjes së mbledhjes dhe miratimit të rendit të ditës, do të ketë një fjalë të kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili do të prezantojë edhe qeverinë e re.

Në mbledhjen e Asamblesë të PS-së, Rama po ashtu pritet të shpalosë edhe piketat e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ku prioritet mbeten reformat e nevojshme për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Sipas rendit të ditës, pas fjalës së kryeministrit Rama, do të ketë një hapësirë për diskutime.

Ndërkohë që një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste (12 shtator), do të zhvillohet seanca e parë e Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Pas votëbesimit në parlament, kabineti i qeveritar do të shkojë për dekretim dhe betim tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, duke siguruar qeverisjen e vendit për një mandat të katërt radhazi.