Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje qytetarëve: Largojini vetë lavazhet!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 17:11
Vijon tashmë prej muajsh aksioni për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje qytetarëve që të largojnë vetë lavazhet në mënyrë vullnetare.
“Largojini vetë lavazhet vullnetare nga qyteti, nga çdo qytet”, shprehet Rama.
