Gurra: Deklarata e të Ngarkuarës me punë e SHBA-së, skandaloze. Dumani nuk merr mandat të dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 21:51
Gazetari, Hysni Gurra i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se deklarata e të Ngarkuarës me punë e SHBA në Shqipëri, VanHorn ishte skandaloze.
Gurra: Po të ishim në një vend normal deklarata e të Ngarkuarës me punë e SHBA në Shqipëri është skandaloze në kuptimin po të ishte Shqipëria një vend normal.
Ç’punë ka një e Ngarkuar me punë e një shteti të huaj sado mik e aleat të jetë ti tregojë datën se kur i mbaron mandati një kryeprokurori në një vend.
Por ne nuk jemi vend normal kështu që deklarata e asaj merr një vlerë të madhe për Shqipërinë.
Pjesa tjetër e rëndë e deklaratës që bëri e Ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri është pjesa që e barazoi Shqipërinë me vendet e Amerikës Latine.
