U arrestua për ndërtimin e 8 objekteve pa leje, Gjykata e Kukësit vendos lë "të lirë" Ram Gjomokajn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 14:33
Gjykata e Rrethit Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ram Gjomokajn, i arrestuar pak ditë më parë për ndërtimin e 8 objekteve pa leje në pronën e tij të trashëguar.
Seanca gjyqësore u zhvillua sot nga ora 13:00 deri në 13:40, ku pas shqyrtimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, trupi gjykues vendosi ta lërë të lirë me kusht, duke i ngarkuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente.
