FOTO-BISEDAT/ Drejtori i Kulturës dhe i shkollës Bajzë shajnë me “libër shpie”
Një episod i paprecedentë ka ndodhur gjatë një mbledhjeje të këshillit në Malësi të Madhe, ku profesoresha dhe përfaqësuesja opozitare, Mimoza, është bërë objekt i një gjuhe fyese nga dy drejtues të institucioneve publike.
Sipas denoncimeve, me fjalor të papërshtatshëm ndaj saj janë shprehur Gjovalin Popaj, drejtor i Kulturës në bashkinë e Malësisë së Madhe, dhe Edmond Curri, drejtor i shkollës së Bajzës.
Komentet e tyre kanë shkaktuar indinjatë të fortë, duke ngritur pikëpyetje mbi nivelin dhe etikën e administratës vendore.
Banorë të zonës dhe qytetarë në rrjetet sociale e kanë cilësuar sjelljen e dy zyrtarëve si “të turpshme” dhe të padenjë për funksionin që mbajnë.
DENONCUESI SHKRUAN:
“Shih çfarë niveli ka administrata në Malësi të Madhe, e turpshme nga kush përfaqësohemi. Në një mbledhje të këshillit ka komentuar Mimoza, që është opozitare dhe profesoreshë zonjë. Shih me çfarë fjalori përgjigjet Gjovalin Popaj (drejtori i Kulturës ) dhe Edmond Curri (drejtori i shkollës Bajzë).
Të dy njihen për manjakë dhe të pavlerë, por partia, si gjithmonë, i ka vlerësuar. Shih fotot dhe gjykojeni vetë fjalorin dhe nivelin.
E meritojnë demaskimin, sepse s’kanë lënë tender as rrogë shteti pa përpirë, dhe ndërkohë shih çfarë kulture pasqyrojnë.”
/JOQ

