Myzyraj: Ja cilët emra priten të udhëheqin kabinetin dhe grupin parlamentar të PS-së

Gazetari Isa Myzyraj, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, tha se strategjia e Ramës duket të jetë lënia e shpalljes së kabinetit më 11 shtator, ndërsa sfida kryesore mbetet drejtimi i grupit parlamentar të PS-së me shumë emra të rinj.

"Unë kam takuar njerëz javët e fundit nga të dyja kampet politike. E vetmja gjë që mund të thuhet në këto momente, por jo me siguri, strategjia e Ramës është qeveria që la më datë 11. E gjithë PS-ja priste javën e parë të shtatorit, pra me 7 ose 8.

Zoti Rama e la më datë 11 më shumë për ti mbajtur ndoshta në ankth. I vetmi emër që mund të jetë i sigurt nga kabineti i ri qeveritar është zonja Elisa Spiropali e cila mund të vazhdoj të drejtoj Parlamentin, gjithsesi mund të ndryshoj në momentet e fundit siç bën Rama gjithmonë.

Sfida, mendoj unë, përveç emrave të kabinetit qeveritar, që prap mendoj që do të jenë më shumë teknik për hir të integrimit mendoj se do të jetë për zotin Rama dhe do të jetë shumë interesante për ta parë drejtimin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pra që është një grup tashmë me 50 emra të rinj dhe duhet një person që edhe e përballon debatin por dhe do ti mësoj të rinjtë.

Është duke u folur për një rikthim i mundshëm i zotit Taulant Balla. Flitet një katapultim ndoshta të Belinda Ballukut si drejtuese e grupit parlamentar por për mua do të ishte një ulje në karrierë të zonjës Balluku", u shpreh Myzyraj.