Bushkolaj: Takimi i Dumanit në DASH lidhet më shumë me politikën sesa me drejtësinë
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, tha se vizita e kreut të SPAK-ut në SHBA nuk kishte karakter teknik të drejtësisë, por politik, pasi u zhvillua në Departamentin e Shtetit dhe jo me homologë të tij.
" Unë besoj se kërkesa të tilla nuk kishin pse shkonin deri në zyrën e DASH-it, mund të bëhej dhe përmes Ambasadës.
Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte se zoti Dumani në SHBA nuk u takua me homologët e tij, pra me ata që lidhen direkt me sistemin e drejtësisë por u thirr në DASH.
DASH është specifikuar përgjithsisht për politikat dhe normalisht që kryefjalë e bisedës përtej narkotrafikut, besoj se lidhej kryeput me politikën dhe janë disa pika lidhëse mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Për të kuptuar diçka nga nga takimi ne duhet të lexojmë dhe raportin e fundit DASH që flet për tentativat dhe për presionet që ka sistemi i drejtësisë, për presione që ka media dhe ekspozimi që ka media dhe drejtësia në raport me krimin e organizuar.
Atje është temë diskutimi çështja e fondeve USAID, një pjesë e mirë e këtyre fondeve kanë ardhur edhe në Shqipëri që kanë shërbyer për reformën në drejtësi.
Një temë tjetër që e lidh Shqipërinë me Amerikën është dhe emri i Sorosit", u shpreh Bushkolaj.
