Gjipali: Forumi i Bledit, një vlerësim pozitiv për hapat e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Për drejtuesin e Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali Forumi i Bledit që u mbajt pak ditë më parë vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në realizimin e detyrave të saj për procesin e integrimit të vendit në BE.

Në një intervistë për “Ora News” Gjipali theksoi se procedsi i integrimit është një proces i intensifikuar që po zhvillohet me shpejtësi në Shqipëri.

“Forumi kishte në synim të tij diskutime të ndryshme në lidhje me zhvillimet globale, në lidhje me pritshmëritë e muajve dhe viteve në vazhdim mbi pozicionin e Bashkimit Evropian në skenën globale.

Veçanërisht u fokusua tek procesi i zgjerimit, si një proces i suksesshëm i BE-së deri më sot dhe me synimin për ta vazhduar edhe më tej në muajt dhe vitet në vazhdim.

Siç e përmendi dhe komisionerja Kos janë hapur më shumë kapituj gjatë këtij viti se sa gjatë 5 viteve të shkuara dhe janë mbyllur më shumë gjatë këtij viti se sa gjatë 10 viteve të shkuara.

Pra, ka një vlerësim konkret se procesi i integrimit po zhvillohet me shpejtësi dhe kjo është pozitive për Shqipërinë në radhë të parë, më pas edhe për vendet e rajonit”, u shpreh Gjipali.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GLEDIS GJIPALIN