Surprizat e kabinetit të ri/ Muçi: Qarkullimi i figurave në qeveri është vetëm kartë propagandistike

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, tha se ndryshimet në kabinet nuk sjellin thelbësisht risi, pasi ministrat nuk ushtrojnë ndikim profesional të pavarur dhe funksionojnë kryesisht si figura propagandistike.

"  Për mendimin tim nuk ka asnjë nevojë, përveç një karte propagande që Rama e luan shpesh, pra këtë qarkullimin e figurave për të dhënë idenë se diçka po ndryshon.

Në mendimin tim, në thelb nuk ka asnjë ndryshim mes Manastirliut, Evis Kushit, apo Pirro Vengut apo Ballukut. Nuk kemi të bëjmë me njerëz që kanë një karrierë të konsoliduar në fushën e tyre dhe figura publike që më pas marrin poste ministrore dhe rrjedhimisht kanë një farë impakti në pozicionin e tyre.

Mund të jenë jetëgjatë sepse janë njerëz të besuar të Ramës, por në thelb nuk është se ushtrojnë ndikimin e tyre profesional të pavarur nga urdhërat e Ramës.

Edhe Ballukut po ta keni vënë re, del një shëtitje në rrugët e reja dhe kjo që i shpjegon se çfarë është bërë dhe si është bërë këtij sulltanit të madh.

Të gjithë në rolin e nxënësve që i recitojnë kryeministrit për punët e mëdha që janë bërë thjesht si një kartë propagandistike dhe madje po ta keni vënë re sa herë ka pasur ministra në qeveri që kanë qenë profesionist në fushën e tyre, si Shkëlqim Cani për shembull, nuk kanë zgjatur më shumë se një vit në atë post, sepse shpejt e kuptojnë në çfarë pozitë vendosen", ushpreh Muçi.