Begaj: Ndryshimet në qeveri janë të nevojshme, të gjithëve duhet t’u jepet mundësia të sjellin diçka të tyre

E ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Silvana Begaj, kryetarja e rrjetit panshqiptar, tha se ndryshimet në kabinet janë të nevojshme dhe duhet të ofrojnë mundësi për të gjithë që të kontribuojnë me ide dhe iniciativa të reja.

" Unë mendoj se qeveria Rama i ka të gjithë numrat për të bërë vendimarrje me këdo që ai zgjedh, me cilindo ndryshim që ai mund të bëj. Mund të marri dikë siç është përfolur që ka marr dhe nga opozita. Kjo nuk e bën problem atë ndryshimin.

Unë nuk e shoh ndryshimin si të panevojshëm, mendoj se është e nevojshme.

Mendoj që të gjithëve duhet ti jepet një mundësi për të sjell diçka të tyren, sigurisht nëse lejohet që kjo gjë të sillet.

Mendoj se Rama luajti me kartën e Europës dhe tani duhet që ti heqi ato muret që janë krijuar sepse është mandati i tij i katërt.

Nuk mund të tregohet siç është treguar. Me ato numrat që ai mori duhet të ketë një përgjegjësi shumë të madhe, mund ta quaj përgjegjësi historike", u shpeh Begaj., u shpeh Begaj.