Maho: Ndryshimet e shpeshta në qeveri janë spektakël bajat, asgjë nuk ka ndryshuar

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, gazetari Armand Maho tha se rotacionet e vazhdueshme në kabinet nuk kanë sjellë asnjë rezultat konkret, duke theksuar se problemet me drogën, trafikun dhe kriminalitetin mbeten të njëjtat.

" Ne themi qeveria Rama 4, në fakt është qeveria Rama 13, sepse ai vit për vit ka ndryshuar qeverinë. 

Mbaro plazhin e i fut një të ndryshuar qeverinë.

Çfarë më ndryshon mua nëse ikën Pirro Vengu dhe vjen Zeqineja në krye të Ministrisë së Mbrojtjes?

Çfarë ndryshoi se iku Damian Gjiknuri, nga infrastruktura dhe erdhi Belinda Balluku?

Çfarë ka ndryshuar që kanë ndryshuar nja 5 a 6, që nga ai kampioni i luftës kundër drogës, që nga Saimir Tahiri e deri tani unë nuk e di sesa ministra rendi janë ndërruar. Çfarë ka ndryshuar? U lufta droga, trafiku, kriminaliteti? Asgjë nuk ka ndryshuar.

Është një spektakël bajat që ky e bën vit për vit. Sivjet kemi dhe këtë tjetrën që ka fituar dhe zgjedhjet.

Tani zgjedhjet fitojnë me influencë. Ne prandaj i kemi ligjet. E nëse ligjet ndalojnë që 3 apo 4 muaj para ditës së zgjedhjeve të ndalohet kjo e kjo, e ky vazhdon e shkel ligjin, atëherë i bie që pala tjetër futet kot në zgjedhje. 

Qeveria në zgjedhje nuk duhet të jetë palë, duhet të jetë arbitër", u shpreh Maho.