FOTO-LAJMI/ Moti i keq, hapet një gropë e madhe pranë tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2025, 20:27
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit të Vlorës. Trafiku ka qenë i rënduar dhe disa rrugë janë përmbytur, duke shkaktuar shqetësime për qytetarët.
Në aksin Vlorë-Radhimë, pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, në vendin e njohur si “Gjurma”, është hapur një gropë e madhe në asfalt.
Gropa është aq e thellë sa mund të përfshijë një makinë të tërë, duke krijuar rrezik për shoferët.
Ndërkohë, në lagjen “10 Korriku”, reshjet kanë sjellë grumbullim dheu dhe balte, duke e bërë qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve të vështirë.
