Moti i keq largon pushuesit nga plazhet dhe bregdeti, trafik i rënduar në akset Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot

Moti i keq ka detyruar pushuesit dhe turistët të largohen nga plazhet dhe bregdeti, ndërsa trafiku në akset rrugore Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Milot është rënduar ndjeshëm.

Situata është më e vështirë në Shëngjin, ku dalja nga qyteti mbetet problem.

Përveç akseve kryesore, edhe rrugët dytësore janë bllokuar për shkak të fluksit të madh të mjeteve.