Zjarri afër fshatit Pojskë bllokon qarkullimin në aksin Pogradec-Lin, forca të policisë ndodhen në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2025, 15:44
Zjarri që përfshiu pak minuta më parë një sipërfaqe me barishte në afërsi të disa bizneseve dhe një pike karburanti ka krijuar trafik në rrugën Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Pojskë.
Për gati 30 min është bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks.
Po punohet për shuarrjen e zjarrit ndërsa policia po menaxhon edhe qarkullimin e mjeteve.
