Stuhia në Fier, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2025, 13:44
Stuhia në Fier kalon pa probleme, por zonat periferike veçanërisht ato në bregdet janë pa energji elektrike.
Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike nisen me intensitet në zonën bregdetare ndërsa në qytet fuqia e tyre ishte më e ulët.
Megjithë përmbytjet sipërfaqësore të rrugëve, nuk ka bllokim të qarkullimit rrugor.
Stuhia ka dëmtuar disa pjesë të linjës se furnizimit me energji.
Aktualisht pa energji janë të gjithë fshatrat e zonës bregdetare si dhe disa fshatra në Mallakastër.
