Moti i keq, riparohet litari i shkëputur i anijes së linjës Durrës–Bari

Për shkak të motit të keq dhe shirave të dendur që kanë “pushtuar” vendin, tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, i është shkëputur një nga litarët lidhës me kalatën.

Autoriteti Portual i Durrësit, në një njoftim bën me dije se “falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si Kapiteneria e Portit, Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua me profesionalizëm dhe siguri, duke bërë të mundur rilidhjen e litarit”.

APD njofton se pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit. Autoriteti Portual Durrës thekson se është në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës.