Nga përfitimi i rreth 50 mijë paundëve te punësimet/ Kush është kastraveci i Veliajt dhe Mero Bazes (Plakut Mere)
CNA zbuloi dhe identifikoi kastravecin e Erion Veliajt dhe Mero Bazes, i cili falë lëpirjeve të babait të tij, “gazetarit që qelb erë”, ka përfituar nga ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, rreth 50 mijë paund për studime, të paguara nga taksat e shqiptarëve, ndërsa për shpagimin kujdesej babai.
Bëhet fjalë për Aldion Bazen, i cili shfaqet në lidhje të ngushta me Erion Veliajn. Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, i ka akorduar djalit të “gazetarit që qelb erë” Mero Baze, rreth 50 mijë paund nga Fondi i Ekselencës për të studiuar për drejtësi.
Aldion Baze është diplomuar për drejtësi në vitin 2015, dhe menjëherë pas kthimit të tij në Tiranë, ai filloi punën si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, pasi në krye të saj u zgjodh Erion Veliaj.
Pas kësaj periudhe, djali i Mero Bazes kërkoi të bënte një master për të cilin sigurisht është merakosur vetë babi i tij, “gazetari që qelb erë”, siç njihet lëpirësi i pushtetit dhe Erion Veliajt.
Sipas informacioneve të mbledhura edhe nga mediat, Aldion Baze, kastraveci i Veliajt dhe Mero Bazes, që nga viti 2020 është i punësuar si Drejtor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.
Në vitin 2022 largohet për një projekt në Uashington. Në vitin 2023 rezulton se ky shtetas ka qenë kontrolluesi i Strategjisë së Bashkisë Tiranë për vitin 2023-2027.
Në vitin 2020 në media u denoncua se Aldion Baze, djali i Mero Bazes, ka qenë i punësuar në Bashkinë e Tiranës. Në atë kohë, Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla.
Por në atë kohë nuk është kallëzuar penalisht vetëm Redi Molla nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, por edhe personazhe të tjerë të njohur të ekranit, si dhe Ajola Xoxa, por ndër emrat e tyre rezultonte edhe Aldion Baze.
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion kërkonte që të fillonin hetimet menjëherë për personat e lartpërmendur. Të gjithë personat i akuzonte për “Shpërdorim detyre’’ dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Sipas avokatit që kishte bërë kallëzimin, të gjithë personat që përmendeshin, përfshirë edhe Aldion Bazen, ishin të punësuar në institucionet publike, disa në Bashkinë e Tiranës dhe disa në UKT.
Pra, siç mund të shihet, lidhjet e familjes së Mero Bazes janë shumë të ngushta me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Nga këto hallka mund të kuptojmë edhe agresionin e Mero Bazes ndaj SPAK-ut pas arrestimit të Veliajt./ CNA

