VIDEO/ NË SPAK SI FAMILJE - Arbër Veliaj thirret nga prokurorët si person në dijeni për paratë e të vëllait kryebashkiak
Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë së Tiranës është paraqitur paraditen e sotme në prokurorinë e Posaçme ku do të merret në pyetje si person në dijeni për dosjen.
Në 23 Korrik kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u mor zyrtarisht i pandehur për akuzat për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, bashkë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash. Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë, njëri prej tyre, Elman Abule, i cili mbahet në masën e sigurisë të arrestit në shtëpi.

