Aksident në Lungomare në Vlorë, makina përplaset me motorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2025, 20:35
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare. Sipas burimeve të policisë së Vlorës një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Autoambulanca ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.