Vatra zjarri edhe në Bulqizë, flakët përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2025, 08:51
Vatrat e zjarrit po vijojnë të përhapen me shpejtësi edhe në Bulqizë në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan.
Bëhet me dije se aktualisht janë djegur rreth 10 hektar pyje ahu dhe pisha.
Ndërkohë forcat e shërbimit pyjor dhe atë të zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit por e kanë shumë të vështirë për shkak të terrenit keq.
Si pasojë e terrenit të thyer e vetmja zgjidhe për shuarjen e flakëve është ndërhyrja nga ajri.
Po ashtu një vatër e re zjarri është shfaqur në Val të njësisë administrative Martanesh.
Flakët po vijojnë të përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era e fortë.
