Delvina në flakë/ Zjarri i afrohet puseve të naftës dhe rrezikon spitalin, situata jashtë kontrollit

Situata e zjarreve në Delvinë është alarmante ndërsa flakët po i afrohen puseve të naftës.

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, zjarri ka pushtuar vendin ndërsa situata është jashtë kontrollit.  Flakët i janë afruar edhe spitalit të qytetit. Mësohet se është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit që të mos shkaktojnë shpërthime.

Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur që të vënë zjarrin nën kontroll i cili është përhapur deri në lagjen "Llakë". Pamjet tregojnë se situata është e rëndë ndërsa tymi dhe flakët kanë marrë pushtetin e zonës.

Fotot duket sikur tregojnë ndonjë vullkan aktiv i cili nxjerr llavë por në fakt janë flakët të cilat kanë djegur bimësi të shumtë. Për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.