Bido: Situata është goxha e rëndë. Zjarri përfshin Delvinën nga tri anë, thirrje për evakuim URGJENT

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", deputeti i PS, Ardit Bido, bëri thirrje për evakuim urgjent të banorëve në zonat e rrezikuara të Delvinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të lejuar zjarrfikësit të ndërhyjnë.

"Situata është goxgha e rëndë sepse zjarri është në tre anët e qytetit, janë forcat zjarrëfikëse.

Unë kam vetëm një thirrje, të gjithë banorët në zonat ku ka urdhër për evakuim, në Llakë dhe Xhermëhallë, duhet të dalin në mënyrë urgjente.

Kjo është një thirrje të dalin dhe të lënë forcat zjarrëfikëse të bëjnë punën e tyre", u shpreh Bido.